Venger: Liverpuli më lart se Barça, më befasoi performanca e këtij lojtari!

Kryefjala e momentit padyshim është ndeshja e mbrëmshme mes Barcelonës dhe Liverpulit, të cilën katalanasit e fituan me shifrat 3-0.

Në lidhje me takimin ka reaguar edhe Arsen Venger, i cili nuk i ka kursyer kritikat për Virxhil Van Dijk. Gjithashtu, francezi tha se Liverpuli ishte më mirë fizikisht dhe Barça nuk arriti që ta përballonte.

NDESHJA – “E pamë të gjithë intensitetin e Liverpulit. Ishin dukshëm më mirë fizikisht se sa Barça, që u detyrua shpesh të merrte kartona, pasi nuk mund ta përballonte shpejtësinë e kundërshtarit. Gjithsesi, katalanasit e kanë atë forcë, që në momentet deçizive ta konkretizojnë një shans në një gol.”

VAN DIJK – “Është mjaft interesante sepse Van Dijk zakonisht e mbulon sulmuesin dhe në rastin e Suarezit duhet të bënte të njëjtën gjë. Sidomos duke ditur që është një qendërmbrojtës me kualitet të madh. Ai e la Suarezin të shënonte. Fillimisht nuk pozicionohet keq, por më pas ai refuzon ta markojë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online