Vendosi rekord në kampionat, Interi arrin marrëveshjen për talentin më të ri shqiptar

Interi gjithnjë e më tepër po e përqendron punën e vetë nga e ardhmja, teksa të rinj si Bastoni apo Barela kanë gjetur hapësirat e tyre në planet e Antonio Kontes. Marota ka ndërmend t’i sjellë skuadrës një tjetër element cilësor, këtë herë një sulmues shqiptar. Bëhet fjalë për Kevin Zefin, i cili në shkurt mbush 16 vjeç dhe nga i cili pritet shumë në të ardhmen.

Talenti shqiptar luan për Shamrok Rovers në Irlandë, ku në shtator vendosi edhe rekord në kampionat, pasi u bë lojtari më i ri që tundte rrjetën në futbollin irlandez. Cilësitë e tij nuk mungojnë dhe vetë trajneri do të vlerësonte shumë teknikën dhe goditjet e djaloshit 15-vjeçar. Zefi fillimisht pritet ta nisë nga moshat e Interit për tu zhvilluar më tej e më pas të shpresojë për një vend në ekipin e parë zikaltër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *