Kristi Dhima synon titullin e radhës, sportisti shqiptar hyn në ring për t’u shpallur kampion i Europës në kickbox

Shqipëria vazhdon të prodhojë talente në sportet e forcës. Kristi Dhima është sportisti i radhës që po bën karrirë në Europë. 25-vjeçari është lindur dhe është rritur në Gjirokastër, atje ku nisi pasionin e tij për sportin e dyluftimit. Dhima ushtron sportin e thaibox-it, në të cilin numëron 15 ndeshje, ku 10 prej tyre janë fitore dhe 5 humbje.

Në vitin 2019 u shpall për herë të parë kampion i Zvicrës dhe mori në brezin e tij titullin Internacional në kategorinë gjysmë-profesionist. Më tej në vitin 2022 ka fituar titullin kampion të Zvicrës në klasin A si profesionist, ndërsa më 4 mars synon të shtojë një tjetër titull në brezin e tij. Dhima do të përballet në Zvicër me Tamim Sharifin për të vendosur se cili prej tyre do të shpallet kampion i Europës, këtë herë në disiplinën e kickbox-it. Sharifi është një sportist afgan, por jeton në Gjermani dhe është një emër i njohur në kickbox./Sport Ekpres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online