Vendimi që të gjithë e prisnin për Europën, Tirana dhe Partizani nuk do të luajnë në “Elbasan Arena”

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Vendimi që të gjithë e prisnin për ekipet shqiptare në Europë, ka mbërritur. Fillimisht u vendos që Tirana dhe Partizani t’i luanin ndeshjet e tyre si pritës përkatësisht ndaj Dudelange dhe Saburtale në Elbasan Arena. Kjo pasi në Air Albania do të kishte rikonstruksion të fushës.

Megjithatë tashmë është vendosur që të shtyhet data për mbjelljen e barit, duke i dhënë kështu mundësinë Tiranës që në 12 korrik ta zhvillojë ndeshjen e turit të parë të Champions League në Air Albania, po ashtu edhe Partizanit që do të luajë në datën 14 korrik ndaj Saburtalos në turin e parë të Conference League. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *