Serie A ka marrë një vendim të veçantë që do të hyjë në fuqi duke filluar nga sezoni 2022/23. Vendimi ka të bëjë me fanellat e ekipeve, të cilat nuk do të lejohen të përdorin ngjyrën jeshile nëpër uniformat e tyre.
Arsyeja që fshihet pas eliminimit të kësaj ngjyre nga Serie A është fakti se sjell konfuzion për komentatorët. Kjo pasi këta të fundit nuk mund të dalljnë mirë lojtarët. Vlen të theksohet fakti se në Itali ka skuadra që ngjyrën jeshile e kanë simbol të tyren, rast i cili është edhe Sasuolo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/