Vendimi i pazakontë i Carlo Ancelottit/ Merr kundër Manchester City një lojtar që nuk ka të drejtë të luajë në Champions League!

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti bëri një lëvizje mjaft të pazakontë para udhëtimit në Mançester për ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Cityt.

Me ekipin ka udhëtuar dhe një lojtar që nuk ka të drejtë për të luajtur në Champions League. Këtë vendim e ka marrë trajneri i skuadrës Carlo Ancelotti. Arsyeja është fare e thjeshtë dhe italiani ka treguar se mendon absolutisht për gjithçka.

“Carlo Ancelotti vendosi të marrë Jeremy de Leon në Mançester për të ndjerë përvojën e një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve. Ai nuk mund të luajë për momentin sepse nuk është i regjistruar”, thotë Relevo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/