Vendimi i Karim Benzema, ndahet nga menaxheri historik

Karim Benzema ka bërë një ndryshim, që mund të influencojë për të ardhmen e karrierës së tij. Sulmuesi francez i Real Madrid ka vendosur të ndërrojë menaxherin e tij.

30-vjeçari ka hequr dorë nga menaxheri i tij historik, Karim Xhaziri dhe ka zgjedhur të përfaqësohet nga agjencia “Best of You” e CEO Oskar Ribot. Siç citon spanjollja “Marca”.

Benzema aktivizohet me kampionët e Europës që nga vera e vitit 2009, ndërsa gjatë verës u interesuan klubet e Napolit dhe Milanit për kartonin e tij. Ndërrimi i menaxherit mund të sjellë dhe ndërrimin e klubit të ardhshëm, por gjithçka do të sqarohet më shumë në të ardhmen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *