Vendimi i Gjykatës është “firo”, Florian Riza tregon çfarë do bëhet me zgjedhjet në FSHF: I certifikon UEFA dhe FIFA

Gjykata e Tiranës i dha një kënaqësi momentale dhe shërbeu për dëshirat e Erion Veliajt duke shtyrë zgjedhjet për president në FSHF. Por sa do të ndikojë ky vendim realisht në proces? Zero! Florian Riza, i ftuar në Ora Sport që transmetohet në Ora News, ka treguar procesin.

“Ankimimet nisin nga brenda FSHF, ka edhe aty shkallë të caktuara që ti dërgon propozimet e tua. Më pas i drejtohesh CAS nëse nuk bie dakort. Pra vetëm CAS mund të marrë vendim për këtë punë, jo Gjykata e Tiranës. Ky është statuti që ka FSHF dhe i miratuar nga Ministria. Zgjedhjet jo vetëm që nuk shtyhen, por mbahen në 2 mars dhe i certifikon zëvendës president i UEFA-s dhe një zyrtar i lartë i FIFA-s”, tha Riza. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online