Vendimi i arbitrit që nuk e prisnin as vetë lojtarët e Interit, Calabria: Ata kërkonin prekje të topit me dorë, Handanovic nuk e priste dot atë top

Calabria ka shfaqur gjithë pakënaqësinë e tij ndaj arbitrit në përfundimin e ndeshjes kundër Inter. Zikaltërit fituan me shifrat 3-0 dhe kanë arritur që të kalojnë në finalen e Kupës së Italisë. Shumë polemika ka pasur për vendimin e kryesorit të takimit që i hoqi golin Bennacer.

Sipas Calabria, lojtarët e Interit nuk kërkonin pengimin e rrezes së Handanovic, arsyeja për të cilën goli u anulua, por për një prekje të topit me dorë që nuk rezultoi e vërtetë. “Lojtarët e Interit nuk po ankoheshin për pozicion jashtë loje, por për prekje me dorë, që nuk ishte. Handanovic nuk kishte për të arritur kurrë te ai top”, tha Calabria. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *