Vendimet e Komisionit të Disiplinës, Partizani dhe Tirana duhet të rregullojnë dëmet në “Air Albania”

Para pak minutash janë bërë publike edhe vendimet e Komisionit të Disiplinës sa i përket javës që lamë pas. Kështu Partizani duhet të paguajë një gjobë dhe të dëmshpërblej për dëmet e stolave të thyera në “Air Albania” gjatë derbit. Të njëjtën gjë duhet ta bëj edhe Tirana për tribunën ku qendronin tifozët e saj, ndërsa zyrtari i Luftëtarit, Neritan Novi, dënohet me 2 ndeshje pezullim për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes. /Sport Ekspres/

Vendimet e Komisionit të Disiplinës

1. KF “Partizani” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/1;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë.

KF “Partizani” detyrohet të dëmshpërblejë dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.

2. KF “Tirana” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/2;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë.

KF “Tirana” detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.

3. Zyrtari i KS Luftëtari Neritan Novi për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 55/2 te KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

4. Çeljen e hetimit disiplinor për incidentet në ndeshjen Shkumbini – Dinamo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online