Vendimet e Disiplinës/ Veprim i stërpërsëritur! Partizani dhe Teuta “zbrazin xhepat” për shkak të stemës, çelet hetim për Zguron

FSHF ka bërë publike ditën e sotme vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës për javën që lamë pas. Partizani dhe Teuta gjenden përsëri në listën e skuadrave të dënuara dhe arsyeja vazhdon të mbetet e njëjtë. Një veprim i stërpërsëritur nga këto dy klube, që “zbrazin xhepat” e tyre për shkak të stemës së “Abissnet Superiores”. Si Partizani ashtu edhe Teuta refuzojnë të zbatojnë rregulloren për të vendosur këtë stemë në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, për këtë arsye dënohen me 100 mijë lekë gjobë.

Ndërkohë Disiplina ka çelur një hetim për lojtarin e Skënderbeut, Vangjel Zguron. Më tej dënimet vijojnë për kategoritë më të ulta të futbollit shqiptar, ku nuk mungojnë gjobat dhe pezullimet për shkak të sjelljes së gabuar të fitozëve apo edhe lojtarëve në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:

  1. FK Partizani, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  2. KF Teuta, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  3. Çeljen e hetimit disiplinor për lojtarin e KF Skënderbeu, Vangjel Zguro.
  4. FK Tomori, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  5. Lojtari i FC Besa, Erald Hyseni, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. FC Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  7. Iliria, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c, dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  8. K.F Murlani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  9. Zyrtari i Akademia e Futbollit U-17 B, Agim Bedini, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. FC Scutari U-19, për shkak të dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke u bërë shkak për moszhvillimin e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër KF Burreli U-19, në bazë të neneve 30/1, 30/4/a dhe 63/1/b të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.
  11. Lojtari i Shënkolli U-19, Sildi Lekgegaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Zyrtari i FC Internacional Tirana U-15, Ervin Canollari, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. Lojtari i HOMELAND PATRIOTS, Dejvin Lutaj, për sjellje josportive ndaj të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  14. Lojtari i FB PASSION, Enki Shehu, për sjellje josportive ndaj të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  15. Lojtari i Barrikada, Franc Keta, për sjellje josportive ndaj tëzyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  16. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Egnatia, EduartThartori, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  17. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të Labëria FC, Zoi Meço, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *