“Disa ekipe të Superiores nuk e kanë emrin e Besës”, flet trajneri Bubeqi: Do t’i bëj gol Elvin Beqirit, Bylisi mund të arrihet

Futbolli zhvillohet edhe në Kategorinë e Parë, jo vetëm në Abisnet Superiore. Bylisi duket se ka një tjetër marsh në rrugën drejt elitës së futbollit shqiptar, ndërsa Besa është një prej ekipeve që pret me vëmendje rrëshkitjen e ballshiotëve, për të përfituar. Në një intervistë për “Sport Magazine” që moderohet nga Drilon Xhepollari, trajneri i Besës, Dorjan Bubeqi, është shprehur:

“Duhej të kishim më tepër pikë, me lojtarët që kemi, të paktën jemi minus pesë pikë deri tani. Ne na mbyllen ekipet shumë mbrapa dhe e kemi shumë të vështirë që të shënojmë. Bylisi është shkëputur pak me pikë, por kampionati është i gjatë. Ndeshjet direkte me Bylisin do ta vendosin ekipin që do të shkojë më lartë. Besa nuk e meriton që të jetë në Kategorinë e Parë, presidenti është shumë afër klubit dhe më ka thënë se në janar do të plotësohet çdo dëshirë e imja në merkato.

Mjafton vetëm që të mos jemi shkëputur shumë nga vendi i parë deri atëherë dhe të jemi te tre ekipet e para. Shumë ekipe të Superiores nuk e kanë emrin e Besës. Ndeshja ndaj Tërbunit në transfertë? E njoh Elvin Beqirin, është njeri shumë i mirë dhe kam luajtur kundër tij. Shpresoj se si një ish-sulmues dhe Beqiri si një ish-mbrojtës, të arrij që t’i shënoj”, tha Bubeqi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online