Vendimet e Disiplinës/ E pëson Ilir Daja, do të qëndrojë larg stolit në Final Four

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës ka marrë vendimet sa i përket javës së fundit në futbollin shqiptar. Lajmi kryesor është padyshim vendimi për të dënuar Ilir Dajën me 4 ndeshje pezullim për shkak të sjelljeve anti sportive, me trajnerin e Dinamos që duhet të qëndrojë larg stolit për Final Four.

Zyrtari i FC Dinamo City, Ilir Daja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të neneve 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Zyrtari i FC Besa, Romeo Bishdili, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, duke hyrë në fushën e lojës në mënyrë të paautorizuar dhe të parregullt, në bazë të nenit 13/2/a të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

FK Bylis U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Abissnet Superiore U-19, kundër KF Skënderbeu U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

KF Tirana U-17, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në ambientet e brendshme të “Shtëpia e Futbollit” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

FK Partizani U-18, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive për rendin dhe sigurinë në ndeshje, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hyrë në fushën e lojës dhe duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/a, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) lekë, si dhe me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa praninë e spektatorëve. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba aplikohet në masën 3%.

Zyrtari i FK Partizani U-18, Aldo Duro, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/4 të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Partizani U-18, Riseld Hocja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Partizani U-18, Rei Zekaj, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Partizani U-18, Riseld Hocja, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.