Vendim surprizues në Shkodër/ Lojtarët lihen pushim dhe nuk shihen në stërvitje, me urdhër të Jonuz

0

Nga pushimi i detyrueshëm në mbylljen e përkohshme të futbollit, te bojkoti i skuadrës dhe tani në pushimin e vendosur nga ana e trajnerit. Vllaznia nuk ka zbritur as në ditën e sotme në stërvitje, por këtë herë nuk ka asgjë për t’u alarmuar pasi nuk bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes drejtuesëve dhe lojtarëve.

Këtë herë ka qenë urdhëri i trajnerit të ekipit shkodran, Mirsad Jonuz. Pas tre ditëve në fushë që nga rikthimi dhe zgjidhja e problemit të bojkotit, lojtarët kanë bërë nga dy seanca në ditë. Për këtë arsye trajneri dhe përgatitësit atletik kanë vendosur që ditën e sotme t’ia lënë pushim skuadrës, për të mos provuar dëmtime të shumta. Nga xhirimet e “Fan Zone” shihej fusha e boshatisur në Shkodër, me frikën e madhe të tifozëve që ekipi shkodran do të jetë mbrapa të tjerëve në anën e përgatitjes, për gjithçka ka ndodhur në këto kohë. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.