Vendi i parë i takon “djajve të kuq”, Liverpulit nuk i mjaftojnë vetëm statistikat për të fituar

Superndeshja e Premier Ligës angleze mes Liverpulit dhe Mançester Junajtid është mbyllur në paqe, teksa të dyja ekipet kanë mbajtur rrjetat e tyre të paprekura. “Të kuqtë” kërkonin patjetër fitoren pë të rrëmbyer vendin e parë në tabelën e klasifikimit.

Djemtë e Jurgen Klop kanë dominuar takimin me 66% mbajtje topi dhe 18 tentativa, ndër të cilat 3 në portë, por për të dalë triumfues nuk mjaftojnë vetëm statistikat, pasi në fund ai që vlen është goli.

Megjithatë në krahun kundërshtar barazimi është i mirëpritur dhe shihet si një rezultat pozitiv, pasi në këtë mënyrë “djajtë e kuq” mund të ruajnë edhe për një tjetër javë kreun e klasifikimit të elitës së futbollit anglez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *