Histori e pabesueshme nga Argjentina: vëllai i Lionel Mesit është arrestuar dhe rrezikon shumë, sepse është një personazh absurd, me precedentë të ndryshëm penalë dhe tashmë mbi të rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje dhe ndoshta vrasjes, edhe pse nuk merret veç mirë çfarë po ndodh.
Policia gjeti në varkën e tij një pistoletë me 6 plumba, gati për t’u përdorur, ndërsa varka ishte e lyer me gjak, si një film horror.
Matias Mesi u gjend në një spital provat, ku po kurohej për një të çarë të madhe në fytyrë. 35-vjeçari është justifikuar duke thënë se ishte çarë në varkë, në mënyrë aksidentale, ndërsa avokatët e tij pretendojnë se arma mund të jetë vendosur qëllimisht në varkë.
Megjithatë, pretendimet e tyre nuk kanë pirë ujë dhe tashmë vëllai i Mesit rrezikon disa vite burg, gjithnjë në pritje që të zbardhet e gjithë ngjarja.
Vitin e shkuar Matias u ndal nga policia dhe iu gjet një armë në makinën e tij Audi A5, por ia hodhi me gjobë, ndërsa tani rrezikon shumë.