Veliu mbrojtës i majtë, ka një tabu për të thyer këtë sezon

Skuadra vlonjate ka zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore dhe e ka mbyllur atë rreth orës 11:30. Një seancë, që i ka shërbyer stafit teknik për të parë gjendjen e lojtarëve në dispozicion, për të zgjedhur ata që do të luajnë nga minuta e parë. Pavarësisht motit të keq, me reshje të shumta, vlonjatët kanë bërë përgatitjet e duhura. Për ndeshjen e sotme Flamurtari ka 5 mungesa nga pezullimet dhe dëmtimet.

Trajneri Duro është i detyruar të bëjë ndryshime në formacion, pasi mungojnë Alvesh, Musta, Muarem, Tunkara dhe Zhufo, ndërkohë që rikthehet Bicaj nga skualifikimi. Veliu pritet të luajë në krah të majtë të mbrojtjes, ndërsa Hoxhaj nga minuta e parë në sulm, bashkë me Nedeljkoviç dhe Bushiç. Edhe Kamara është kandidat për të luajtur nga minuta e parë.

Një ndeshje e veçantë për Franc Veliun, nëse e nis nga minuta e parë, sepse këtë sezon nuk ka luajtur asnjëherë në formacionin titullar në Vlorë. Jo vetëm kaq, por të gjitha ndeshjet si titullar i ka luajtur në shkurt, të gjitha jashtë fushe dhe në tre takime, asnjë fitore. Në këtë mënyrë, Veliu duhet “të vrasë dy zogj me një gur”.

Formacioni i mundshëm i Flamurtarit

Nurkoviç – Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Veliu – Sidibe, Useini, Zuka – Nedeljkoviç, Bushiç, Hoxhaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online