China Suarez është aktorja më e komentuar në këto ditë nga mediat sportive, ndërsa meriton emërtimin “vejusha e zezë”. Mjafton një flirt më të, ndoshta edhe një komunikim imagjinar, që të shkatërrohet familja e një lojtari. Icardi ishte viktima e parë teksa do të përçahej për herë të parë marrëdhënia e tij me bashkëshorten dhe menaxheren Wanda Nara.
Por nëse kjo histori është e konsumuar, megjithëse ka vetëm pak ditë që ka ndodhur, China Suarez ka “helmuar” edhe familjen e futbollistit argjentinas të Atletico Madrid, De Paul. Ky i fundit është betuar për vajzën e tij që nuk e ka takuar kurrë aktoren argjentinase, ndërsa gruaja e tij po vuan shumë në këto kohë.
“Nuk e di kush e ka publikuar lajmin, por betohem për vajzën time se nuk e kam takuar kurrë atë grua dhe as që kam folur me të. Gruaja ime po kalon momentet më të vështira tani për shkakun e këtij lajmi”, tha De Paul. /Sport Ekspres/