Vedat Muriqi është kthyer përkohësisht tek Lazio pas huazimit të Mallorca në pritje për të ardhmen e tij. Drejtuesit e klubit italian nuk dëshirojnë ta mbajnë sulmuesin pas eksperiencës së dështuar për 1 sezon e gjysmë. Interesi për Muriqin nuk mungon dhe Hull City është futur në garë për të siguruar shërbimet e tij.
Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport” raporton se ekipi anglez është i gatshëm të paguajë shifrën prej 12 milionë eurosh që kërkon Lazio. Kjo ofertë nuk e kënaq Vedat Muriqin pasi do të luante në ligën e dytë angleze. Për sulmuesin shqipëtar interesohet edhe Mallorca, ku kaloi një gjysmë viti të mirë por klubi spanjoll nuk është e gatshme të paguajë shifrën e kërkuar nga Lazio. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/