Presidenti Duka takon drejtues të fondacionit ku gjendet edhe Hans Peter Briegel, diskutohet bashkëpunimi në fushën e përgjegjësisë sociale

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka priti sot në një takim përfaqësues të fondacionit gjerman “Kick For Help”, një organizate e cila e përmes futbollit ka fokusuar aktivitetin e saj në ndihmën dhe mbështetjen e shtresave vulnerabël dhe të margjinalizuara në shume vende të botës.

Norbert Neuser, ish-anëtar i Parlamentit Europian, informoi Presidentin Duka mbi shtrirjen gjeografike të fondacionit, veçanërisht në shtete të Afrikës dhe Azisë si edhe shprehu gatishmërinë për të kontribuar edhe në Shqipëri me projekte të qëndrueshme në fushën e përgjegjësisë sociale.

Presidenti Duka e njohu delegacionin gjerman me iniciativat dhe fokusin e Federatës në fushën e përgjegjësisë sociale, veçanërisht projektet e qëndrueshme të krijimit të ekipeve kombëtare të të amputuarve, të verbërve, por edhe nismat dhe fushat e ndërgjegjësimit ndaj shtresave të veçanta të shoqërisë, pakicave rome dhe fëmijëve me sindromën Down.

Në takim u dakordësua për të vijuar bashkëpunimin në konkretizimin e disa ideve që përmes futbollit të mund të përçojnë mesazhe ndërgjegjësimi, krijimin e mundësive për këdo për të aksesuar lojën magjike të futbollit. Pjesë e fondacionit gjerman “Kick For Help” është edhe ish-trajneri i Kombëtares shqiptar, gjermani i famshëm Hans Peter Briegel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online