Vedat Muriqi i hap probleme Majorkës, sulmuesi shqiptar dënohet me një ndeshje pezullim

Vedat Muriqi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Agirre për ndeshjen e radhës së Majorkës. “Pirati” i hap jo pak probleme klubit spanjoll, i cili ka krijuar varësi nga golat dhe loja e lojtarit nga Prizreni. Sulmuesi shqiptar u ndëshkua me karton të verdhë në përballjen e fundit kundër Elçesë, duke grumbulluar në total 5 të tillë.

Komiteti i Garës në Spanjë ka vendosur që të dënojë Muriqin me një ndeshje pezullim për shkak të arritjes së numrit të lejuar të kartonëve të verdhë. Majorka u përpoq të apelonte me pretendimin se kartoni i verdhë i marrë së fundmi ishte i pamerituar, por kërkesa e tyre nuk u miratua. Kështu, Aguirre duhet të gjejë një zëvendësues të denjë në majën e sulmit për ndeshjen e fundjavës kundër Real Sociedadit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online