Lajme të mira për Asllanin! E ardhmja e Inzaghi-t vihet në pikëpyetje, në listën e alternativave gjendet edhe Tuchel-i

E ardhmja e Simone Inzaghi-t te Interi është vendosur në pikëpyetje. Vendimtare do të jetë edhe ndeshja e javës së ardhshme në Champions League kundër Portos, ku një eliminim i mund të sjelli edhe shkarkimin e tij.

“La Gazzetta dello Sport“ raporton se emrat që gjenden në listën e Marotta-s për të zënë vendin në stolin e trajnerit janë Antonio Conte, Thomas Tuchel dhe Jose Mourinho në rast se largohet nga Roma.

Një lajm i mirë për Kristjan Asllanin, i cili nuk ka pasur besimin e Inzaghi-t këtë sezon, pavarësisht se u vesh zikaltër për të qenë pasuesi i Brozoviçit në mesfushën e skuadrës së njohur italiane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online