Vedat Muriqi është vetë Majorka, gjysma e golave të ishullorëve kanë kaluar nga “pirati”

Vedat Muriqi është përshtatur në mënyrën më të mirë të mundshme në La Liga. Sulmuesi shqiptar është vetë Majorka, teksa ka dhënë një kontribut të çmuar për ishullorët. Majorka gjendet në vendin e 12 në renditje, gjë në të cilën ka meritë edhe “pirati”.

Gjysma e golave të Majorkës në këtë sezon kanë kaluar nga Muriqi. Në fakt, sulmuesi nga Kosova ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 31 ndeshje të zhvilluara deri më tani në kampionat. Në tërësi, Muriqi ka marrë pjesë në 15 gola të skuadrës së tij. Një shifër kjo që është thuajse gjysma e totalit të shënuar nga Majorka në La Liga (31 gola). Një “thesar” për Majorkën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online