Vazhdojnë thumbimet ndaj Barçës në rrjetet sociale, është radha e Suarez për Mesin: Nuk e njollosin dot sa gjigant je për klubin

Te Barcelona vijon të mos ketë qetësi dhe tashmë thumbimet vijnë nëprmjet rrjeteve sociale. Dy yjet e skaudrës, Leo Mesi dhe Luis Suarez nuk janë aspak të kënaqur me mënyrën se si klubi po sillet ndaj tyre, duke pasur parasysh se sa shumë kanë dhënë ata për Barçën. 6 herë fituesi i Topit të Artë postoi në rrjetet sociale një shkrim emocionues për largimin e mikut të tij brenda dhe jashtë fushe te katalanasit, Suarezit. Mesi shprehu qartë zhgënjimin me mënyrën se si klubi e trajtoi dhe e largoi nga skuadra, ndërsa nuk ka munguar as përgjigja e uruguajanit.

Suarez falenderon argjentinasin për fjalët në drejtim të tij, si dhe i kujton këshillën që i ka dhënë para se të jepte lamtumirën te Barcelona. “2,3 apo 4 nuk mund ta njollosin dot sa gjigant që je për klubin dhe botën e futbollit”, ishte fraza që me shumë mundësi shkonte për drejtuesit e klubit blaugrana, që tashmë ka nisur një armiqësi me dyshen e lojtarëve.

“Faleminderit miku im për fjalët e tua. Por faleminderit më shumë që ishe ai që je, që ishe që nga dita e parë me mua dhe familjen time. Do t’i jem përherë mirënjohës Mesit njerëzor, argëtues dhe të ndjeshëm, sepse atë Mesin lojtar e njeh gjithë bota. Mos e harro atë që të kam thënë: ‘vazhdo kënaqu dhe tregoju se je numri 1 për një arsye’ dhe se 2,3 apo 4 nuk do ta njollosin dot sa gjigant që je për klubin dhe për botën e futbollit. Të dua shumë miku im dhe do na mungoni që të 5-të“, shkruan Luis Suarez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online