Vazhdojnë çudirat në Katar! Ndalohet alkoli për tifozët, por anëtarët VIP mund të pinë lirisht në stadium

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kupa e Botës Katar 2022 vazhdon të prodhojë çudira. Vetëm 48 orë përpara fillimit të turneut më madhor të futbollit, Katari njofton se nuk do të lejohet shitja e pijeve alkolike për tifozët brenda apo jashtë stadiumeve. Një lajm aspak i bukur për personat që kanë udhëtuar në shtetin e Lindjes së Mesme për të mbështetur Kombëtaren e tyre.

Por, rregullat nuk janë njësoj për të gjithë. Sipas raportimeve në mediat e huaja, zyrtarët e FIFA-s dhe të ftuar të tjerë VIP mund të pinë lirisht në stadium, pasi alkoli është pjesë e paketës së tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *