“Varfanjaku” Ronaldinjo, vetëm… 6 euro në llogarinë bankare!

Ronaldinjos dhe vëllait të tij iu konfiskuan pasaportat, për shkak të një borxhi të papaguar prej 2 milionë eurosh. Të dy vëllezërit kishin bërë një ndërtim të paligjshëm në një zonë të mbrojtur. Drejtësia braziliane nuk ka konfiskuar pronën, pasi ajo nuk është e mjaftueshme për të paguar borxhin për shkak të interesit të gjeneruar në katër vite të procesit gjyqësor, për shkak të neglizhencës së vëllezërve.

Një gjë e tillë ka bërë që prokuroria braziliane të futej në llogarinë bankare të Ronaldinjos, por është surprizuar kur ka parë shumën. Ylli brazilian ka në llogarinë e tij vetëm 24.63 reais, ose më pak se 6 euro. Diçka e çuditshme, duke marrë parasysh që vetëm në dy javët e fundit, Dinjo ka udhëtuar drejt Kinës dhe Japonisë për të përmbushur disa angazhime reklamash.

Ish-futbollisti i famshëm ka udhëtuar në kohët e fundit dhe drejt Afrikës dhe vendeve të ndryshme të Europës, ndërsa “Nike” ka nisur një të prodhojë një linjë këpucësh me emrin e 38-vjeçarit, që sipas drejtësisë braziliane do të sjellë të ardhura të konsiderueshme në llogarinë e ish-lojtarit.

Me datë 17 nëntor, ai do të marrë pjesë dhe në ndeshjen “Game of Champions”, që zhvillohet në Frankfurt të Gjermanisë. Në këtë ndeshje miqësore, një nga skuadrat do të quhet “Amigos de Ronaldinjo (miqtë e Ronaldinjos).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *