Varane i befason të gjithë, mbyll karrierën në Kombëtare në moshën 29-vjeçare

Raphael Varane befasoi tifozët e futbollit në mbarë botën dhe vendosi t’i japë fund karrierës së tij në përfaqësuese në moshën 29-vjeçare.

Varane e mori vendimin për shkak të lëndimeve të shumta që kishte në vitet e fundit. Ai dëshiron të fokusohet plotësisht në karrierën e tij në klub dhe ka vendosur t’i thotë lamtumirë kombëtares.

29-vjeçari tashmë ia ka komunikuar vendimin trajnerit të kombëtares franceze, Didier Deschamps dhe nuk do të llogarisë në shërbimet e tij në vitet e ardhshme dhe sfidat që do të pasojnë.

“Të përfaqësosh vendin tonë të mrekullueshëm për një dekadë të tërë është nderi më i madh i jetës sime. Ndihesha krenar sa herë që vishja fanellën blu. Ishte detyra ime të bëja më të mirën, të luaja me zemër dhe të bëja më të mirën për të fituar. Mendova për këtë për një kohë të gjatë dhe vendosa se ishte koha e duhur për t’i dhënë fund karrierës sime ndërkombëtare”, tha Raphael Varane. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *