Arsenali është rikthyer te fitorja në “Premier League” duke triumfuar në shifrat 3-0 ndaj Neëcastle. Një provë e mirë kjo e djemve të Artetas që tashmë gjenden në kuotën e 27 pikëve dhe shohin me objektivin drejt vendeve që të japin mundësinë për t’u kualifikuar në Europë.
Gjatë pjesës së parë e ka tërhequr gjithë vëmendjen Aubameyang. Ky i fundit ka shpërdoruar shansin e artë teksa gjendej me portën e boshatisur, duke e dërguar topin shumë larg kuadratit. Por gafën e ka shlyer në pjesën e dytë pasi ka dribluar bukur mbrojtësin e Neëcastle, për të gjetur rrjetën në minutën e 50.
Goli i Saka në minutën e 60 do t’i dërgonte shifrat në 2-0, me të majtën e sulmuesit që ishte e pandalshme për portierin kundërshtar në brëndësinë e zonës. Ndërkohë për golin e tretë mendon sërish Aubameyang, së bashku me VAR.
Cedric ka dalë nga fusha së bashku me topin, për të gjetur Aubameyang, i cili nuk ka gabuar këtë herë me portën e boshatisur. VAR ka ndërhyrë për të parë rastin në fjalë, atje ku dukej qartësisht se topi e kishte kaluar vijën. Megjithatë ky gol të akordohej si i rregullt dhe për fatin e mirë historia e ndeshjes ishte e mbyllur, pasi në të kundërt do të kishte shumë polemika. /Sport Ekspres/
Cedric Soares keeps the ball in and he has an assist for Pierre-Emerick Aubameyang!
Arsenal 3-0 Newcastle United #ARSNEWpic.twitter.com/t1o8lIf1n7
— Arsenal Best Goals & Videos (@AFCBestGoals) January 18, 2021