“VAR funksionon vetëm kundër nesh”, Morata hap polemika në La Liga: Nuk kuptoj më asgjë

Atletico Madrid humbi shansin për tu ngjitur në vendin e dytë në renditjen e klasifikimit spanjoll, pas barazimit 1-1 ndaj Rayo Vallecano. Golat u shënuan nga Alvaro Morata për vendasit dhe Radamel Falcao për Vallecano-n.

Megjithatë, tema kryesore e kësaj ndeshje ishte VAR, teksa dhoma operative bëri një gabim fatal duke i mohuar një penallti Atleticos. Kjo e ka acaruar shumë autorin e golit, Alvaro Morata i cili deklaroi se nuk i kupton kaq shumë gabime në gjykimin me teknologji.

“Na ka lënë shije të hidhur. Personalisht nuk kuptoj më asgjë, në zonën tonë shohin gjithçka. Kur ka një penallti të qartë për ne, megjithatë, nuk ndodh njësoj. VAR-i është për të ndihmuar, por nuk ka të njëjtat kritere. Herë e kaluar më anuluan një gol për një faull kur as e kisha prekur kundërshtarin. Kur bën pyetje, nuk të japin asnjë shpjegim. Me VAR-in duhet të jetë gjithçka është më e qartë”- u shpreh Morata. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online