Ditën e sotme nis maratona e Superligës Shqiptare. Ky sezon do të jetë risi për futbollin shqiptar, pasi për herë të parë në histori do të kemi implementimin e teknologjisë VAR. Në Shqipëri arbitrimi ka qenë i kontestuar, por pritet që pakënaqësive tu jepet fundi.
Pas 9 vitesh do të kemi rikthimin e Dinamos dhe do të kemi më shumë derbi. Dinamovitët përjetuan sezonin më të dhimbshëm në 2011-2012 duke rënë nga kategoria dhe që prej asaj kohe e ka pasur të vështirë për tu ringritur.
Gara për kreun pritet të jetë e fortë teksa skuadra si Partizani, Tirana, Kukësi, Laçi, Vllaznia dhe Teuta do të jenë gjithmonë në garë për të synuar objektivin maksimal.
Ndeshja e sotme e orës 19:45 do të jetë mes kampionëve te Shqipërisë Teutës dhe Partizanit. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana ” në Durrës dhe pritet të premtojë spektakël. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/