“VAR dhe na mungoi fati”! Brdaric i zhgënjyer pas humbjes me Laçin: Sot ishte gjithçka… m*t

Në ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshjet e radhës të kampionatit shqiptar. Kukësi nuk ka gabuar në transfertë ndaj Egnatias, për të fituar në shifrat 0-2. Ditë e qetë për verilindorët që me Shqiprim Taipin dhe Ndrecën kanë likuiduar ekipin e drejtuar nga Ramadani.

I gjithë interesi ishte te finalja e vogël, Laçi-Vllaznia. Bëhej fjalë për ekipin që do të ndiqte Tiranën dhe për këtë arsye, fitorja ishte detyrim për të dy skuadrat. Shumë raste dhe aksione që janë ndalur nga heroi Dajsinani, por goli që vendosi takimin ishte penalltia e saktë që ekzekutoi Guindo. Tanimë Laçi ka 6 pikë më pak se Tirana ndërsa Vllaznia humbet rrugën e titullit. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Brdaric: “Përgjithësisht, nuk mund të them sot s’kishim fat, ishte gjithçka m*t. Nuk duhet ta analizojmë këtë ndeshje. Vetëm mund t’i komplimenton futbollistët e mi për gjithçka bënë sot, jam krenar për ta. Rezultati mund të diskutohet, mund të analizojmë disa vendime që mori arbitri, por qëndron edhe fakti që nuk mungoi fati.”

Vendimi i VAR-it: “Pse reagoi VAR-i sepse askush nuk e pa në stadium që kishte prekje me dorë. Nuk është hera e parë që ndodh. Prekja me dorë e Da Silvës nuk e ndihmoi ta çonte topin përpara. Ne e pamë që ishte prekje e qartë në stomak. Ndoshta duhet të pyesin zyrtarët e VAR-it. Nëse mendoni se kam diçka kundër gjyqtarëve, e keni gabim. Është për të ardhur keq që dolëm me zero pikë”.

Josa: “Portieri ynë ishte në ditë shumë të mirë, në pjesën e parë dhe të dytë. Ishim një fitore, jo shumë e vuajtur, por u luajt shumë taktikisht. Ne do i bëjmë llogaritë me lojtarët që kemi. Regi (Lushkja) do të përmendet në skuadrën tonë. Mungonte edhe Shehu. Zarubica nuk ishte në formë të mirë fizike. Ujka i kreu shumë mirë detyrat e veta, normalisht që duhet të jetë më shumë i përqendruar”.

Longo: “Ishte një fitore shumë e rëndësishme. Duam t’ia dedikojmë këtë fitore Irisit, përgatitësit tonë fizik. Ai ka humbur vëllanë dhe po kalon një moment të vështirë. Jemi afër atij, kjo fitore është për të. Ishte momenti kur duhet të reagonim pas humbjes ndaj Tiranës, e treguam se dimë të reagojmë. Ditëm të menaxhonim mirë, kishte edhe vertikalizime, por nuk ishte e nevojshme të shtynim shumë. Dominuam dhe morëm tre pikët”

Ramadani: “Mendoj që ishte meritë e Kukësit që nuk morëm pikë. Nuk dua të them se ishim keq, por cilësia e Kukësit dihet që është me e lartë. Me dy goditje në portë shënuan dy gola. Ne patëm disa gjysmëraste, po të kishim shënuar do ta kishim Futur në presion Kukësin. Sot kemi humbur ndaj një rivali që ka objektiva të tjerë. ë: “E ndiejmë afrimin e Kastriotit, jo vetëm ne. Është më mirë kur luftojnë më shumë skuadra për mbijetesë, se po të jenë vetëm dy, mund të bëhen gjëra të tjera. Duhet të jemi të kujdesshëm, të mos lëshojmë pikë me rivalët direktë. Do të jenë vendimtare në të ardhmen.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online