Artan Mërgjyshi ka komentuar situatën e vështirë që po kalon klubi i Dinamos. Trajneri shqiptar ishte i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora TV”, ku u shpreh se statistikat e Vanolit janë të gjitha negative. Sa i përket pyetjes nëse është e udhës që në stolin e Dinamos të vijë një person që ka zhvilluar karrierën e tij në këtë klub, Mërgjyshi është përgjigjur se diçka e tillë nuk është e nevojshme. Për të mbështetur mendimin e tij ka sjellë faktin se Tirana po shkon drejt titullit kampion me një trajner korçar.
“Statistikat janë të gjitha kundër Dinamos. Meqë po flasim për trajnerin aktual, atëherë po të analizojmë ndeshjet, të gjitha statistikat i ka negative. Jo vetëm që nuk ka marrë asnjë pikë, por ka shënuar vetëm një gol. Varet si do ta menaxhojnë situatën drejtuesit. Mendoj që janë seriozë. A duhet të marri një trajner dinamovid? Nuk është determinante. Tirana kryesuese po drejtohet nga një korçar”, ka thënë Artan Mërgjyshi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/