Van Bomel gati për Interin: Një derbi i vogël për mua, 2010 dhemb akoma

Mark Van Bomel është gati për ndeshjen e së mërkurës kundër Interit në Champions. Trajneri i PSV ka folur për sfidën përballë zikaltërve, si dhe komenton periudhën kur ishte pjesë e Milanit.

41-vjeçari luajti gjashtë sezone me PSV, përpara se të kalonte te Barcelona, Bajern Mynih dhe Milan. Rikthim në shtëpi për të luajtur sezonin e fundit, ndërsa tashmë është ulur në stolin e PSV, pas eksperiencës në Botëror si ndihmës i Van Maruik, trajneri i Australisë.

INTER – “Do të jetë një derbi i vogël për mua. Kanë kaluar tetë vite nga finalja e Madridit (Van Bomel ishte pjesë e Bajernit dhe humbiste finalen e Champions përballë Interit), por ajo humbje dhemb akoma. Interi i Murinjos ishte taktikisht perfekt. Por, kur erdha te Milan në janar të vitit 2011, fituam derbin 3-0 dhe shkuam pesë pikë sipër Interit. Në fund ia dolëm të fitonim titullin.”

GRUPI I CHAMPIONS – “Ishim të pafat, sepse është grupi më i vështirë nga të gjithë. U frikësohem të treja ekipeve, por të gjithë mund të fitojnë kundër çdokujt.”

BARCELONA – “Përballja me Barcelonën është speciale, sepse kam fituar Champions Ligën me këtë ekip. Në atë ekip kishim dy fenomene si Ronaldinjo dhe Eto.”

MILAN – “Atë vit që fituam Champions eliminuam Milanin në gjysmëfinale. Fituam 1-0 në San Siro, ndërsa në ndeshjen e kthimit rrezikuam shumë me golin e anuluar të Shevçenkos. Më pëlqente shumë Milani i holandezëve. Kur erdha në Milano isha i lumtur. Kishte lojtarë impresionues në ekip si: Ibrahimoviç, Tiago Silva, Pato, Gatuzo, Nesta, Inzagi dhe Pirlo.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *