“Pashë një skuadër mjaft mirë. Mbërritëm në një fushë shumë të vështirë, ku kishim të bënim me kampionët e Anglisë dhe kemi mbajtur ne topin dhe kemi udhëhequr fushën dhe menaxhuar çdo gjë që nga fillimi”. Ernesto Valverde është i kënaqur me barazimin në Londër, teksa merita e madhe, sipas tij, është e skuadrës. “Ishte një përplasje stilesh. Ne kërkonim të mbanim topin, ndërsa ata me kundërsulme dhe duke u mbrojtur mirë. Të mos harrojmë që nuk luajtëm në “Camp Nou”, por në “Stamford Bridge”, duke e mbajtur topin dhe sulmuar.
Patëm minuta të mira dhe ata mbrojtën ashtu si duhet. Morëm një rezultat të shkëlqyer. Mesi? Ai bëri detyrën e tij, si një lojtar i madh, duke shfrytëzuar një amnezi të mbrojtjes së tyre. Mendoj se djemtë zhvilluan një ndeshje të mirë, edhe pse pres më shumë cinizëm. Ndeshja e kthimit? Do të jetë thuajse njësoj, pasi ata do të presin momentin e tyre për të goditur. Ne duhet të jemi të zotë që të mbajmë topin dhe të sulmojmë ashtu si dimë, por duke qenë më të egër përpara dhe më finalizues.