“Humbja e vitit të shkuar djeg ende, shoh që ka dëshirë për hakmarrje ndaj atij eliminimi”. Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde paralajmëron Juventusin në prag të ndeshjes së Championsit. “Do të jetë një ndeshje stimuluese. Dibala? Është një lojtar i madh, të cilin do ta kemi me kujdes, por te Juventusi ka shumë lojtarë të tjerë të fortë. Dembele? Duhet t’i japim ende pak kohë për t’u integruar. Dhe Mesi mund të luajë kudo”.
JUVE – “Juve është një skuadër e madhe, ka lojtarë të mëdhenj dhe një trajner të madh, por e bukura e futbollit është ajo që mund të kesh menjëherë një shans të dytë dhe një hakmarrje dhe ne nesër do të tentojmë ta bëjmë. Presim një Juventus që do të na bëjë shumë presion si vitin e shkuar. Dibala kundërshtari më i rrezikshëm? Duhet të kujdesemi shumë për të sepse është një lojtar i rëndësishëm si të tjerët te Juventusi, si Pjaniç, apo Higuain dhe shumë të tjerë”. Më pas trajneri i Barcelonës, në konferencën për shtyp ka vijuar: “Juventusi ka mungesa të rëndësishme, por, ata do të dinë sesi t’i zëvendësojnë dhe ne nuk do të ndryshojmë mënyrë loje. E respektoj Juven, më shqetëson soliditeti i saj. Ndeshje për vendin e parë? Jo, do të luajmë edhe me dy skuadra të tjera. E rëndësishme është ta nisim duke fituar. Injesta? Secili është i zoti i të ardhmes së tij. Ndeshja e katërt radhazi për të? Nesër do të shohim. Dembele po stërvitet mirë dhe mund të jetë i dobishëm në çdo moment”.