Valon Et’hemi njofton largimin nga Kukësi, ja klubi i ri ku do të luajë sulmuesi shqiptar

Valon Et’hemi ka njoftuar largimin e tij me Kukësin. Marrëdhënia 3-vjeçare mes palëve ka përfunduar dhe tani futbollisti shqiptar është gati për një hap të ri në karrierën e tij. Et’hemi, përmes një postimi në rrjetin e tij social, njofton të gjithë tifozët se ka vendosur të largohet për të vetmen arsye të luajë në një kampionat më të fortë.

Ndërkohë në Poloni zbulojnë edhe të ardhmen e lojtarit 22-vjeçar. Është klubi i elitë së futbollit polak, Zaglebie Lubin, ai që do të përfitojë shërbimet e Valon Et’hemit. Sulmuesi që tani ka shkaur në Poloni dhe është gati të hedhë firmën për të zyrtarizuar gjithçka. Futbollisti i ka bërë përshtypje trajnerit të skuadrës dhe duket se asgjë nuk i pengon për të shtërnguar duart në fund./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Postimi i Et’hemit:

Vlerësim dhe mirënjohje për tre vite me KF Kukësin. Faleminderit të gjjthë atyre që bënë të ndjehem te Kukësi si në shtëpinë time. Mirënjohje e pafund për tifozët e Kukësit që më pranuan dhe bënë të ndjehem si pjesë e tyre Faleminderit drejtuesve të klubit, menaxhmentit dhe gjithë trajnerëve me të cilët bashkëpunova tre vitet e fundit, për mundësinë e dhënë që të përfaqësoj Kukësin dhe të kontribuoj për tre vite rresht për fanellën e kësaj skuadre.

Vlerësim i pafund për bashkëlojtarët! Ata janë vëllezërit e mi. Të jetoja këtë aventurë bashkë me ata cuna më ka bërë të ndjej dashurinë e vërtetë për futbollin. Jam falemenderues dhe mirënjohës që pata mundësinë të isha pjesë e këtij klubi. Pengu i vetëm më mbetet fakti që nuk mundëm të fitojmë titullin kampion, por uroj Kukësi ta fitojë shumë herë në të ardhmen, duke filluar nga sezoni që pason.

Të nderuar miq në përgjithësi dhe tifozë të KF Kukësit në vecanti, për arsye profesionale kam vendosur të largohem për të provuar veten në një kampionat më konkures. Të dashur kuksianë, ishte kënaqësi të isha një prej jush. Do të mbetem gjithmonë tifoz i Kukësit dhe uroj shumë suksese në të ardhmen.

Tani është koha për një aventurë të re.

Me shumë dashuri, Valoni.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *