Ishte zyrtarizimi i parë i Kukësit, flet Tafas: Është mundësi e mirë për të arritur Kombëtaren

Angelo Tafas ishte afrimi i parë i klubit të Kukësit, që po kërkon të shfrytëzojë këtë periudhë për të formuar grupin për Europa League. Portieri vetëm 20 vjeç ka folur edhe fjalët e tij të para pas firmën me verilindorët. Lojtari i dalë nga Akademia e AEK-ut të Athinës ndihet i lumtur për këtë transferim, teksa shton se synon të arrijë Kombëtaren përmes kësaj eksperience dhe t’i shërbejë për të kapërcyer në një kampionat më të fortë.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kukësit. Peqini më ka folur për Kukësin dhe kohën kur shkruanin histori në Europa League. Shpresoj ta përsëris edhe unë diçka të tillë. Kukësin e shoh si mundësi për të qenë pjesë e Kombëtares por edhe si trampolinë për një kampionat edhe më të fortë. Falënderoj klubin e Kukësit për besimin dhe mundësinë e dhënë. Shpresoj të bëjmë gjëra të mëdha bashkë”, ishin fjalët e Angelo Tafas./Halit Deliabshi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online