Rivaliteti mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos ka vazhduar që nga viti 2009, kur portugezi mbërriti te Real Madrid nga Manchester United. Argjentinasi ishte lojtar i Barcelonës dhe El Clasico, nëntë vjet më vonë, ishte e paimagjinueshme pa ata të dy.
Përveç kësaj, këta dy futbollistë së bashku fituan 12 Topa të Artë (shtatë Messi, pesë Ronaldo) dhe padyshim shënuan një epokë. Në vitin 2018, Ronaldo u largua nga Real Madrid dhe nënshkroi për Juventusin. Ne i pamë sërish kundër njëri-tjetrit në Champions League dhe më pas Ronaldo shkoi në Arabinë Saudite nëpërmjet Manchester United, teksa nënshkroi për Al Nassr.
Arabët e pasur bënë jo pak përpjekje për të organizuar një ndeshje All Star mes yjeve të Arabisë Saudite dhe PSG. Ndërkohë, Lionel Messi u largua për në MLS pas përfundimit të kontratës me PSG-në dhe nënshkroi për Inter Miami, por kjo nuk do të thotë se nuk do të shohim njëkohësisht Ronaldon dhe Messin në fushë.
Ish-lojtari i SHBA-së, Taylor Tëellman, sugjeroi që të luhej një ndeshje All-Star mes yjeve të MLS të Arabisë Saudite, e cila pa dyshim do të kishte shumë vëmendje për përballjen mes Mesit dhe Ronaldos.
“A e dini se cila duhet të jetë ndeshja e ardhshme All-Star? Yjet nga Arabia Saudite dhe yjet nga MLS. Duhet të luhet në Rose Boël dhe do të kishim Messin kundër Ronaldos për herë të fundit”, th Tëellman. /Sport Ekspres/