Valencia ndal Barcelonën, me ndihmën e arbitrave

As arbitër pas porte, as teknologji në vijën fatale e as VAR. Po flasim për Flamurtari-Teuta, ku vlonjatët pretenduan një gol në fundin e ndeshjes dhe arbitrat nuk e panë, por nuk kishin faj. Po flasim edhe për La Liga, kamppionat elitë, ndeshja Valencia-Barcelona.

Mesi shënoi në pjesën e parë, topi kaloi shumë centimetra matanë vijës fatale, por arbitrat nuk panë asgjë dhe loja vazhdoi. Si ka mundësi,  Spanja si Shqipëria? Misteret e futbollit, por ndërkohë Barcelona u ndal te barazimi 1-1 dhe mund të dilte e humbur. Ai gol ndoshta ndryshonte gjithçka. Edhe sezonin e shkuar, Betis-Barcelona 1-1, histori e njëjtë.

Rodriguez në minutën e 59-të shënoi për Valencian, që luajti një ndeshje të madhe, por në momentin më të keq të Barcelonës erdhi një magji nga Mesi, i cili dhuroi një pasim perfekt pas shpinës sa mbrojtjes dhe Zhordi Albania evitoi humbjen katalanase.

Diferenca nga Valencia mbetet +4, por Reali e Atletiko janë 8 pikë pas tashmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *