Drejtori sportiv i Dortmundit Vacke ka komentuar para medieve gjermane për lëvizjet e fundit në merkato, duke u ndalur te shitja e sulmuesit Pier-Emerik Obamejang, por gjithashtu te shitja e talentit Dembele te Barcelona, operacion që sipas bosit të Dortmundit ishte katastrofik në disa aspekte.
“Investuam 15 milionë euro për blerjen e Dembeles dhe e shitëm për 148 milionë euro pas një viti. Financiarisht është një vendim shumë i mirë, por nga ana morale dhe etike ajo transfertë ishte një katastrofë për imazhin e klubit. Dembele e çoi situatën në ekstrem, duke mos ardhur në stërvitje madje në fund u largua nga Gjermania pa lejen tonë. Nuk mund të mbajmë lojtarë të tillë në skuadër, ashtu si nuk mund të mbanim Obamejagun, i cili dëshronte të largohej. Nëse e mbanim, thjesht do të përçante dhe depresiononte skuadrën. Në të ardhmen dukam vetëm lojtarë të rinj dhe të uritur, që të bëjnë gjëra të bukura në fushë, jo në Instagram. Klubi nuk ka nevojë për ndjekës në rrjetet sociale”.