Morati: Zhgënjim i madh, nisëm të ëndërronim

Ish-presidenti i Interit flet për situatën e vështirë që po përjetojnë zikaltrit, pa fitore prej dy muajsh

Një periudhë negative dhe shumë zhgënjyese, paraqitje të dobëta dhe fitorja që është harruar. Është një atmosferë e rëndë tek Interi, barazimi ndaj Krotones ka shtuar trishtimin te zikaltrit, që nuk po gjejnë më shkëlqimin e fillimsezonit. Në lidhje me këtë moment kaq të vështirë ka folur edhe ish-presidenti zikaltër Masimo Morati: “Jemi të zhgënjyer, është normale. Nisëm të ëndërronim, skuadra po luante mirë, pikët po vinin. Ndihesh keq kur je i mbushur me shpresë, e keqja është që Interit po i ndodh pak si shpesh. Zgjidhjet? E ka në dorë trajneri të gjejë bazën për t’u ringritur. Tifozët kaq duan, që skuadra të ringrihet, pa frikë dhe pa gabime trashanike nga lojtarët. Ndoshta të rinjtë, si Rafinja e Karamo, mund të tërheqin skuadrën në këtë moment, sepse duan të bien në sy”.

VLERËSIMI PËR ZHANG – Masimo Morati ka folur edhe për pronarët e klubit, grupin Suning: “Komunikimin mund ta përmirësojnë, mendoj. E vlerësoj shumë Zhangun, vuan edhe ai për Interin, po e ndjen gjithnjë e më shumë pasionin për skuadrën”. Gjithsesi, për kthim tek Interi nuk bëhet fjalë: “E përsëris, nuk do ia lejoja kurrë vetes të shqetësoja familjen Zhang, që di se ka programe shumë të mira për Interin. Të shohim nëse do t’i realizojnë dhe si do t’i realizojnë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online