Uzuni shndërrohet në legjendë të Granadës, sulmuesi shqiptar zotohet: Premtoj që do t’i bëj të lumtur tifozët

Myrto Uzuni ka barazuar rekordin e El Arabit, duke qenë golashënuesi më i mirë në historinë e Granadës. Sulmuesi shqiptar është shndërruar një legjendë e klubit spanjoll. Por pavarësisht këtij rekordi historik, 29-vjeçari është larguar i trishtuar nga fusha e lojës. Granada u mposht nga Almeria në kampionat dhe Uzuni ka pranuar trishtimin në deklaratën e dhënë për mediat pas ndeshjes. Ai ka pasur edhe një premtim për tifozët, pasi është zotuar që do t’i bëjë të lumtur në vazhdim.

“Bëmë një pjesë të parë të mirë, por e dinim që Almeria ëstë një ekip shumë i mirë dhe është kundërshtari ynë. Duhet të korrigjojmë gabimet, sepse pësuam 2 gola në pak minuta. Jemi të gjithë të trishtuar. Dua të falenderoj tifozerinë. U premtoj se do t’i bëjmë të lumtur”, ka thënë Myrto Uzuni./Sport Ekspres/