Uzuni lë gjurmët e tij në vetëm pak muaj, vlerësohet ndër më të mirët e vitit në Hungari

Myrto Uzuni po përjeton ndoshta sezonin e tij më të mirë në karrierë. Kalimi te Ferencvarosh ishte një bast i fituar për sulmuesin shqiptar, që realizoi edhe një nga ëndrrat më të mëdha të çdo futbollisti, të luajë në grupet e Champions League. Megjithëse ka vetëm disa muaj që mbron ngjyrat e kampionëve të Hungarisë, kaq kohë ka mjaftuar për talentin e kombëtares kuqezi të lërë gjurmët e tij.

Myrto Uzuni është vlerësuar nga mediat hungareze si një nga më të mirët e vitit. Emri i tij përfshihet në 11 lojtarët e përzgjedhur nga “nemzetisport“, ndërsa formacioni dominohet nga futbollistët e Ferencvaroshit. Një arritje kjo për sulmuesin nga Berati, që po shpalos gjithnjë e më tepër cilësitë e tij në Europë dhe ndoshta në një të ardhme mund ta shohim në një nga kampionatet më të forta të Kontinentit të Vjetër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *