Myrto Uzuni është një nga “yjet” e Laçit, por me shumë gjasa takimi i sotëm me Superkupën do të jetë i fundit për mesfushorin me tipare sulmuesi. Sipas “Supersport” beratasi është shumë pranë kalimit në Kroaci.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se skuadra kurbinase do të përfitojë një shifër prej 300 mijë eurosh. Me shumë gjasa do të jetë Lokomotiva e Zagrebit, skuadra që do të sigurojë shërbimet e Uzunit.
23-vjeçari ka bërë një edicion të admirueshëm me bardhezinjtë, duke qenë titullar i padiskutueshëm në kampionat, pasi ka luajtur 35 ndeshje, duke shënuar dhe 10 gola. Në Europë ishte pikërisht Uzuni, ai që i dha kualifikimin skuadrës me një gol në minuta e fundit të ndeshjes me qipriotit e Anorthosis.