“Steaua Bucarest is coming”... Një pjesë e historisë është kthyer të shkëlqejë… Nuk është një mënyrë për të thënë: ndërhyn ushtria. Këtë herë s’janë tanket, apo deklaratat e luftës: Ministria e Mbrojtjes do të rinisë Steauan e Bukureshtit nga kategoria e katërt (niveli 0 i piramidës së futbollit profesionist rumun).
Dje, Steaua ka zhvilluar stërvitjen e parë për të përgatitur ringjitjen që do të jetë e mundimshme, por jo e pamundur. E megjithatë, lufta më e madhe që ushtria ka fituar është ndaj familjes famëkeqe Bekali, ndaj “bosit” Xhixhi Bekali, ish pronar i stemës Steaua Bukuresht. Nga Xhixhi, te kushërinjtë, Xhovani dhe Viktor, drejton futbollistë dhe trajnerin e kombëtares (ka larguar dhe rikthyer Piturkën, për ta thënë më hapur).
Steaua Bukureshit do të rinisë nga zero: Ministria ka marrë stemën e vjetër, e ka prezantuar dhe formur ekipin. Objektivi është që të rilindë Steauan, skuadra që ka dominuar në Rumani për thuajse 50 vjet. Në të gjitha mënyrat, të drejta apo të padrejta. Në të gjitha mënyra: thuhet që gjysma e Rumanisë bën tifo për Steauan, por është edhe e lidhur në mënyrë dramatike me regjimin e Çauseshkut.
I biri i diktatorit, Valentin, administronte parabolën sportive: Steaua ishte skuadra e ushtrisë në luftë të përjetshme me Dinamon, që ishte pjesë e policisë dhe Sigurimit. Dy digasterët e merrnin futbollin si një luftë për pushtet. Në fakt, krahasimi është i ngjashëm me Partizanin dhe Dinamon në Shqipëri, pra Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Punëve të Brendshme. Duke iu kthyer historisë së dualizmit, George Haxhi ishte ai që vuajti më shumë. Steaua e mori në huazim nga Sportul Sutedentesk në shkurtin e vitit 1987 për të luajtur Superkupën e Europës ndaj Dinamo Kievit (fituar në Monako nga goli i 21 vjeçarit të talentuar). Më pas, “harroi” ta kthente…
Në vitin 1986 fitoi Champions League, që quhej ende Kupa e Kampionëve, në finale ndaj Barcelonës, disa vjet më vonë humbi, po në finale, ndaj Milanit të Sakit, në vitin 1989.
Popullariteti dhe mllefi udhëtojnë njëkohësisht për Steauan: skuadra blihet më pas nga Xhixhi Bekali, numri “1” i futbollit rumun, politikan, i përfshirë në llumin e punëve dhe afere të paligjshme, procese gjyqësore dhe përmbysje për një “spy-story”… Ushtria në vitin 2011 kërkon kthimin e stemës, trofeve dhe historisë: në 2014, gjykata, për të parën herë i jep të drejtë: Steaua Bukureshti mbuloi stemën e saj në stadium, në fanella dhe kudo, duke ndryshuar shpesh edhe impiant për ndeshjet brenda fushës.
Më pas, i është dashur që të ndryshojë emër në FC FCSB, duke vazhduar me dominim në futbollin rumun, por zyrtarisht është një tjetër skuadër. Steaua e vërtetë po rilind nga hiri i zjarrit që i vuri Xhixhi Bekali, një që nuk preferon të humbë.
Identikiti i familjes famëkeqe
Por, për ata që nuk e dinë, kush është Xhixhi Bekali? 3 vjet dënim për korrupsion në fushën e shitjeve të terreneve me Ministrinë e Mbrojtjes (me të cilën është një larje hesapesh hapur), që ka provuar të shmangë (pa rezultate) duke u munduar që të arratiset në Izrael.
Në 2009 u quajt si “rrezik publik”: tre hajdutë që donin ta grabisnin e pësuan keq, pasi i keqtrajtoi më pas, në periferi të Bukureshtit. Pak kohë më parë shkarkoi trajnerin turk Jëksel Jesilova. Jo për probleme taktike, por rezultate: ishte ters, sepse musylman.
Klani i familjes Bekali është i fuqishëm, por le të themi që Xhixhi është rekordmen në çdo gjë: deshi të blinte ndeshjen e fundit të kampionatit rumun për 1 milionë e 700 mijë euro. E zbuluan dhe u justifikua se i duheshin “për të blerë çokollata”. Kamiona me çokollatë… UEFA i skualifikoi nga Champions vitin tjetër, pas kësaj shakaje pa kripë. Ka fituar 3 futbollistë të Steaua së tij në poker (po, po, e lexuat mirë). Kushëriri i tij, Viktor Bekali, ka depozituar në Ishujt Virxhin diçka të përafërt me 10 milionë euro evazion fiskal, duke lëvizur futbollistë nga viti 1999 deri në 2005.
Shpesh bën shaka të tipit… “Kam një vilë të ndërtuar aq mirë, saqë nëse më shtijnë me armë në ballkon, bie direkt në pishinë…”.
Por, tani historia e Steauas së Bukureshtit do të rinisë nga kategoria e katert dhe mund të nxjerrë kampionë të tipit Haxhi, Belodediçi, legjenda e futbollit ballkanik, por sidomos do të ketë me vete tifozët, për të ruajtur pastërtinë dhe për të qëndruar larg njollës që ndër vite e mbuloi…