Ushtar, polic dhe mjek i dorëzojnë fanellën e re, ideja e veçantë e klubit ku luan Armando Sadiku

Erzurumspor është një prej ekipeve më të reja që është ngjitur në këtë sezon të elitës së futbollit në Turqi. Objektivi i tij është për të qëndruar mes klubeve më të mira, ndërsa për t’ia dalë në këtë mision kanë marrë edhe sulmuesin e Shqipërisë, Armando Sadikun, që u zyrtarizua pas ndeshjeve të Kombëtares.

Diferenca prej tyre po bëhet edhe në rritjen e imazhit të klubit. Mënyra sesi kanë prezantuar fanellat e reja të sezonit 2020-2021 është një ide që mbetet për t’u duartrokitur. Heronjtë e kohës së moderne që luftuan në vijën e parë të zjarrit me pandeminë ishin protagonist për dorëzimin e fanellave të reja, ndërsa lojtarët e Erzumurmspor gjendeshin duke u stërvitur në stadium. Ky ishte ideimi perfekt i skuadrës turke, duke treguar fillimisht edhe mënyrën sesi u ngjitën në elitë gjatë kësaj periudhe të pazakontë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online