Lacio lë vetëm Strakoshën pa futur në fushë, portieri shqiptar vesh dorashkat për sezonin “e jetës”

Thomas Strakosha do ta ketë këtë sezon 2020-2021 si të jetës, atje ku me shumë mundësi do të vendoset edhe karriera e tij. Si konkurrent për të fituar vendin e titullarit këtë herë i kanë sjellë Pepe Reinën, një gardian i njohur në Europë dhe ku trajneri Inzaghi i ka premtuar të dyve minutat e tyre.

Pra nga një anë ekziston edhe frika se Strakosha do të mbetet në hijen e një gardiani që ka më shumë eksperiencë mbi shpatulla, ndërsa venitja e besimit në aftësitë e tij mund të ndikojë vetëm për keq te Strakosha që herë pas herë shfaq pasiguri.

Por kjo konkurrencë e madhe mund të rezultojë edhe si një motivim shtesë për gardianin e Shqipërisë që të konfirmojë veten te Lacio, për të kërkuar më pas transferimin në një ekip edhe më të madh.

Megjithatë një gjë është e sigurt, ky sezon do të jetë “luftë”. Në ndeshjen e parë miqësore që Lacio ka arritur ta fitojë me shifrat 0-1 ndaj Frosinones, Strakosha ishte i vetmi futbollist që nuk u hodh për asnjë minutë në fushë. Trajneri Inzagi i besoi Pepe Reinës, që ka bërë debutimin e tij me ngjyrat e kryeqytetasve, ndërsa golin e vetëm të takimit e shënoi Correa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online