“Ushqyem akoma më shumë lidhjen tonë të mrekullueshme“, Silvinjo flet shqip: Tifozët na dhanë energji për ndeshjen e dytë

Kombëtarja shqiptare e futbollit përfundoi me sukses dy ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024. Shqipëria mposhti Moldavinë në “Air Albania“ me shifrat 2-0 dhe Ishujt Faroe në transfertë me rezultatin 1-3. Kuqezinjtë largohen nga grumbullimi me një atmosferë mjaft pozitive, duke lënë të kënaqur edhe trajnerin Silvinjo. Braziliani ka shpërndarë sot një postim në llogarinë e tij në “Instagram”, ku i drejtohet ndjekësve në portugalisht dhe në gjuhën shqipe. Silvinjo shkruan se rezultati ishte një frut i punës së mirë të kryer në grup. Ai shprehet se ky grumbullim e ndihmoi ekipin të ushqente edhe më tepër lidhjen e mbrekullueshme mes tyre.

“Këto kanë qënë ditë intensive dhe shumë produktive pune e përgatitjeje për dy ndeshjet.
Ky grumbullim na ndihmoi për të njohur grupin e lojtarëve më në detaje dhe të ushqenim akoma më shumë lidhjen tonë të mrekullueshme. Rezultati ishte dy fitore, me numra të rëndësishëm. Unë jam i bindur se e gjitha kjo ishte rezultat i punës në grup: lojtarë, staf teknik, punonjës dhe drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe fansat, të cilët na inkurajuan shumë në fushën tonë dhe na dhanë një energji të mirë për ndeshjen e dytë. Ecim përpara. Forca Shqipëri”, ka shkruar Silvinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online