Brenda një dite janë kthyer në shtëpi Argjentina e Portugalia, dy ndër ekipet më të mira në letër në këtë Kupë Bote, me Mesin e Ronaldon që zhgënjejnë sërish.
Krahu i djathtë i tabelës, që ishte i mbushur me emra të mëdhenj, tashmë është “krasitur”, sepse të premten e ardhshme Uruguai e Franca do të përballen në Nizhni Novgorod, ndërsa Brazili kundër Meksikës dhe Belgjika kundër Japonisë janë favoritë të mëdhenj në sfidat e së hënës.
1/8-at FINALE
E shtunë, 30 qershor 2018
Francë – Argjentinë 4-3
Uruguai – Portugali 2-1
E diel, 1 korrik 2018
Spanjë – Rusi, 16.00
Kroaci – Danimarkë, 20.00
E hënë, 2 korrik 2018
Brazil – Meksikë, 16.00
Belgjikë – Japoni, 20.00
E martë, 3 korrik 2018
Suedi – Zvicër, 16.00
Kolumbi – Angli, 20.00
ÇEREKFINALE
E premte, 6 korrik
Uruguai – Francë