“El Maestro” Tabarez, një Oskar që nuk ka nevojë për “tapet të kuq”

“Ajo që fitova në karrierën time si futbollist më mjaftoi për të blerë një shtëpi modeste për mua dhe familjen time, nisa më pas kursin si trajner në vitin 1979 me objektivin e vetëm që të çoja një rrogë të dytë në shtëpi…”. Nëse quhesh Oskar, atëherë ndoshta ke lindur për të qenë në skenë, për të shkelur mbi tapetin e kuq dhe, sidomos për të ecur, edhe pse mbahesh në një patericë…

Sot, ndoshta mund të mos ishte në Rusi dhe ndoshta emri i tij do të mbahej mend gjatë si një trajner i jashtëzakonshëm dhe sidomos një njeri i lidhur fort pas idealeve, por Tabarez mundi edhe një sëmundje e cila hyri në jetën e tij ashtu si ndonjëherë qielli nxihet teksa ke dalë nga shtëpia me diell dhe nuk e pret. E mori me filozofi trajneri i Uruguajit, duke menduar se “metodologjia” e punës së tij do të mposhte edhe sëmundjen, sepse një si ai nuk mund të dorëzohet.

E thërrasin mjeshtri, jo më kot. Ai që diti të ribashkojë një komb me vetëm 3,4 milionë banorë, që sot mund të përfaqësohet denjësisht nga një kombëtare e cila do të përpiqet të ndjekë shembujt e viteve të para, atëherë kur futbolli nisi të kishte një magji, atëherë kur Uruguaji fitoi trofeun e parë të Kupës së Botës, pasi e kishte bërë edhe në Olimpiadë, kur ende Zhyl Rime nuk pati idenë për të krijuar eventin më fantastik në botë.

Tabarez është 71 vjeç dhe trajneri më i vjetër në këtë botëror, por bastuni i tij është imazhi i një njeriu që nuk dorëzohet kurrë, jo pa kryer misionin… Do t’ia arrijë? Nuk e dimë, por dimë që ai e ka fituar Botërorin e tij. Pas gjysmëfinales në Botërorin Afrikë 2010, arrin të çojë skuadrën në çerekfinalet e Rusi 2018 dhe sheh horizontin, me shpresë.

Sepse Tabarez është gjithnjë e më shumë një hero kombëtar në Uruguaji, vendi ku 3,4 milionë frymë mund të çlirohen. Kavani, Suarez & Co janë thjesht “ushtarët” e mjeshtrit, i cili mbahet mbi një bastun, por që nuk ka ndër mend të lëshojë veten…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online